TEKSTI ORIGJINAL

Grisa nga kalendari dhe një tjetër fletë,
Dimrin befas ndjeva të trokasë...
Përmes thuprash të zhveshura gjethet sapohumbur,
flokëve të bardhë të agut
e rrënqethjes sime nën këtë qiell memec,
që ditët numëron e flak.

Njerëzit mbrëmjet me ngut nxitojnë t'i veshin,
atmosferën të ndezin për ndërrimin e viteve,
me duar eshtake mbi një gotë verë,
përhumbur melankonive,
pa miq...
A thua mes të gjallëve nuk dimë më të duhemi...?!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024