TEKSTI ORIGJINAL

Të është ndalur ora në SahatKullën tënde
Aty tek premtimet e politikave
Aty ku u thurën ëndrrat e tua
E te cilat nuk u realizuan kurrë

Ti na përkunde mbi shtatin tënd
Ti adaptove dhe e mbushe qytetin me plot e përplot
Sepse ti je e të gjithëve.
Prishtina jonë që ëndërrojmë të frymojmë brenda teje.

Ti Prishtinë, je djepi jonë
Aty ku dëgjuam ninullën e parë
Aty ku u përkundëm nga nëna jona
Ëndrrën tënde e shohim dhe e ndjejmë me ty, Prishtinë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024