TEKSTI ORIGJINAL

Libri për mua,
Është një gjë e çmuar,
Shkrimtarë, poetë e tregimtar,
Na i kanë dhuruar.

Libri është ai,
Që më bënë të fantazoj,
Tërë kohën e lirë,
Atij ja kushtoj.

Vlerat e tij,
Nuk kanë të numëruar,
Na jep dije,
Na bën të edukuar.

Na jep mesazhe,
Rreth jetës sonë,
Rrugën e duhur,
Ne ta mësojmë.

Ai është shoku im i ngushtë,
Dhe e meriton,
Një vizion ndryshe nga kjo botë,
Veç ai e krijon.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024