TEKSTI ORIGJINAL

Anë detit, dallëndyshet i ftoj me një shikim,
I ftoj këto krijesa të pa mbrojtura.
Ejani!- u thashë, ejani siç vijnë vajzat në fillim,
Tek deti, të ndrojtura.

Ndoshta nga rruga ndjeni shumë lodhje,
E shoh nga krahët, nga çdo gjë.
Kjo është një ftesë, kjo është një njohje,
Pastaj me detin prapë do t'ju lë.

Ju e dini, se unë gjithnjë ngul këmbë,
Me këtë ndjesi më latë, me këtë më gjeni.
Ejani me mua, se s'dua që t'ju trëmb,
Te dritarja ime, një fole tuajën të keni.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024