TEKSTI ORIGJINAL

Në mes tuaj kam qëndruar
Sa shumë qenkam përmalluar
Ka kaq kohë që jam tu pritë
Natën tua bëj ditë.

Do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
Të bëj dritë mirë e të shihni,
njëri-tjetrin ta njihni.

Se ka kohë që bashkë jetoni
Njëri-tjetrin se shikoni
N'telefona humbur keni
Njëri-tjetrin dot se gjeni.

E lus rrymën prit dhe pak
U bën njerëzit për merak
Njëri-tjetrin prapë e duan
Prit, mos eja se më shuan.

Kur më shihni se jam fikur
Mos mendoni se kam ikur
Ndalet rryma prapë kysmet
Prapë më lypni për hyzmet.

P

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024