TEKSTI ORIGJINAL

E qetë mbrëmja arrin,
Heshtje e thellë të rënqeth,
Asnjë gjethe s'pipëtin,
Asgjë s'lëviz përreth!

Hesht dhe tokë e blertë,
Dhe lulet në gjumë ranë,
Të fundit, dritë të zbehtë,
Mbi bar qielli shpërndan!

Se pas reve shket,
Dhe shuhet si llambë hëna...
Hesht, kjo tokë e blertë,
Se poshtë, më fle nëna!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024