TEKSTI ORIGJINAL

Sy të kaltër, porsi qielli
Njoha në caste të mërzisë,
Më ngrohën, më fort se dielli
Me flakët e dashurisë!
Kur më mbyste, krejt, vetmia
Në grykë, më mblidhej, si litar
Në terrin, e ditëve të mia,
Shkëlqyen, sytë e tu, plot zjarr!
Si qiriri, shuhej, me avash
Shpirti im, i pashpresë!
Kur papritur, sytë e tu, pashë
Dhe në gji, zemra m'u ndez!
Se drejt varrit, rrugën unë
Kisha marrë, kur të njoha ty,
Por në jetë, sërish, më prunë
Ata të kaltrit sy!!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024