TEKSTI ORIGJINAL
Në një gëzhojë prej interesi
Kemi hyrë me gjasë për t’u sosë
Se kjo punë e pistë si e dreqit
Asgjë tjetër kënd s’e joshë
Tash respekt nuk ka gjëkundi
Ka ikë gjetkë nuk kthehet më
Kjo njerëzi më ndjenja druri
Asgjë tjetër n ‘vete s’la
Nuk është më ai gaz i pastër
Që e lëshonim pa u hamend
Tash kem’ mërrola përtej mase
E për tjera s’kemi rend
-Ndal njëherë mendo më mirë
Se kështu s’ke ku të shkosh
Po qe se do duash më mirë
Fillo vetë të korrigjosh