TEKSTI ORIGJINAL

Të shihja vjedhurazi në dritën e syrit,
hypur mbi ëndrra shkoja drejt delirit,
një set hormonesh, dalin nga kontrolli,
në turbulencë rashë, si letër bixhozi..!

mbetet boja e shkrimit njollë mbi shami,
një jetë fluturova moj e zeza ti,
ditët po më ikin e po më kalojnë kot,
zëri yt më ç'faqet por unë s'të shoh dot..

Me fustanin blu ç'më rrije krekosur,
monotonia, ngjarjet si kishte murosur..
atë fytyrë të bukur edhe sytë e ballit,
ç'më ke dridhur nga hera dallëndyshja e malit,

Nuk arriti koha kurrë të ma pengonte,
aromën e lëkurës stampë se shpjegonte,
më s'më ngroh dielli, qielli është gri,
nuk mi vrau ëndrrat as një perendi...

Shpirti ka truke moj e bukura ti,
po dal nga farmacia të qetësohem disi..
prapë po më ç'faqesh, thellë në sytë e mi,
mbi male do rri edhe do notoj, pa të puth qafën unë nuk do shkoj..!?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024