TEKSTI ORIGJINAL

Mallë e kujtime për ato vite të bukura
Eh sa mallë për atë melodi fylli
Për atë kope delesh e blegrima
Atë zë bariu e kavallit nga pylli
Për at lodrim qingjash n’lendina.

Sa mallë e kujtime për atë krua
Për atë ujë t’ftoht i pastër si loti
Nën hije t’mryzit ku kam këndua
Ato kohë më t’bukura të atij moti.

Për atë rrjedhë lumi e ata gurë
Që për shekuj tër nuk shterroj
T’ja them fyellit e këngë si dikur
Nën hije shelgjesh të pushojë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024