TEKSTI ORIGJINAL

Ndjenjat mu kthyen në akullnaja ajsbergësh
A mundet? Dielli yt, këto akullnaja me i tret
Sytë mu mbytën në dallgë dhimbjesh
Mos jam dehur unë! A dehur ky det!

Në pentagramin e qiellit, notat i gdhenda
E lumenjtë vrapuan të vallzojnë në det
Pas natës, yjet, hëna dhe unë renda
Mos jam dehur unë! A dehur ky det!

Fustanellën e bardhë mbi supe kish hedhur
Kostumin e zi mbante mbi kraharor, e pret
Kollarja në qafë i ish përdredhur
Mos jam dehur unë! A dehur ky det!

Dallgët rrëmbyeshëm erdhën mbi mua
Agimi i mëngjesit, më trumboj në vesh
Ik vrapo, ndiq ndjenjat e tua,
E paska seriozisht, qenka dehur ky det!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024