TEKSTI ORIGJINAL

Edhe një ditë zbarkoi në gjirin tënd
dielli sërish të ngroh
Dardania mirëpret rininë
plot dritë
hapësirën për ardhmërinë kërkon doemos të rilind.
*
Me shekuj retë të shtresuara
qetazi lëvizin në fund të horizontit
stuhitë vendimmarrëse tavolinën kanë shtruar
padrejtësitë e bërë doemos duhet përmirësuar
*
Nesër është larg, Ilirët sot presin
diskriminimin duhet rrënjosur
autoktonët me shume durim
drejtën legjitime kërkojnë njëzëri.
*
Shikoni, janë shpërndarë në të katër e botës
miqtë i kanë tej Atlantikut
ka kohë kanë shtruar rrugën drejtë pavarësisë
fal Perëndisë, miqëve të shumtë, gëzojnë Shtet.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024