TEKSTI ORIGJINAL

një lule mbjell me shpresë të rritet
lehtëson toka çeljen e sajë
Në vend të vaditjes, lulja vritet
Fajësojmë gjithkënd, e veten pa faj

kritikave u vërsulemi si ujë në rrëmbim
gërryejmë gjithçka në errësirën e natës,
ditës i japim veçse mallkim,
si frikacak fshihemi pas gënjeshtrës,

urrejtje ndiejmë por kurrë përqafim,
armiqtë e së vërtetës
si lule e bukur gënjejmë
mburremi përpara vetes
Të vërtetën dot se gjejmë
Mbytemi në enigmat e jetës.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024