TEKSTI ORIGJINAL

Ty djalosh, që vjen në gjumë,
Pa teklif, pa më trokitur,
Nuk të thanë ndonjehere,
Se një zemër ke grabitur?

Nuk të thanë ndonjehere,
Se një shpirt po e merr zvarre,
Se nuk rron asnjë ditë,
Një zog gjysëm I vrarë?

Ty djalosh me synë e zi,
Me flokët si rreze djelli,
Nuk të thanë ndonjehere,
Se më ka pllakosur qielli?

Nuk të thanë ndonjehere,
Se një shpirt të vetëm kam,
Po e humba dhe atë,
Do ngelem për jetë mjeran?

Ty mor djalë të marrtë e mira,
Ç"më ke bërë, s"më thua vallë,
Si në diell, si nē shira
Mendjen time sjell vërdallë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024