TEKSTI ORIGJINAL

gjithë pemët çelën syth të ri
pa zhurmë dhe ngadalë
dhe do të rinohët përseri
s'ka gjë që mundë ta ndalë

E s'di pse shumë shohin përrethë
të gjejnë një pemë të tharë
të jetë që s'duan lule e gjeth
apo thjeshtë të marrë

i ndiejnë karkëllimë kur bie
në tokë me qindra pjesë
të tjerë e qajnë në formë habie
e nuk e lënë të vdes

pranvera nuk vjen për çdo kënd
dhe lulët erë mirë
gjithëkush ka diçka ndërmendë
kush dritë kush errësirë

E zhurmë bënë një degë e tharë
kur më nuk jeton dot
shpërthejn dhe lulet përmbi bar
në heshtje nëpër botë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024