TEKSTI ORIGJINAL

A je ëngjëll a mos je djall,
Si purtekë me hedh në valë,
E më mbyt,
Më nxjerr të gjallë.

A je ëngjëll a mos je djall,
Here s'të dua e herë kam mallë,
Her jam në ferr,
E herë në përrallë.

A je ëngjëll a mos je djall,
Më ngjit e më zbret në mal,
Her më kthen si peshk me halë,
E herë bën shtojzavallë.

A je ëngjëll a mos je djall,
Shpirtin seç ma merr ngadale,
Më shkojnë xhindet palë palë,
Më vërit hënës vërdallë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024