TEKSTI ORIGJINAL

Festë e 1 Qershorit
Dita më festive
Festa ndërkombëtare
Dita e fëmive.

Dita e hap perden
Dielli i kuq shkëlqen
I hedh rrezet tufa
Hapen marrin dhenë.

Natyra hap skenat
Pyjet gjelbërojnë
Fëllëzat hedhin valle
Bilbilat këndojnë.

Fëmijët e vegjël
Janë lule të njoma
Janë era e fushës
Flladi e aroma.

Janë lulet e jetës
Natyrën lulëzojnë
Janë flutrat e bardha
Hapin krahët e shkojnë.

Ata janë e ardhmja
Hapësira kërkojnë
Do dalin mbi kohën
Botën do ndryshojnë.

Boshtin që ka dalë
Në vend do ta çojnë
Të jetojnë të lumtur
Paqjen do ndërtojnë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024