TEKSTI ORIGJINAL

Falmë që të pjesëzova
Me shpatë, prej rrëkeze loti
Drithërimën palcëkockës
Therje ndjen dhe aeroporti…

Të sajën, vajza mbështolli
Përzier ledha e puthje
Sytë rrëmbushur, kokën mbrapa
Iku horizontit tutje…

Copëz shpirti dhe i vetmi
E mbuloi me përqafime
Zjarr fryma tek rrëz’e veshit
Sa të dua nëna ime!…

Meqë pakogjëzë mbete
Po, nga e njëjta esencë
Si thua?.. A vjen me mua?…
Jo.., tamah, por egzistencë…

Bashkë rrugën, midis reve
Gojës, këngëvajin e vjetër
Duro - duro, shpirt, mos plas
Der’ në fluturimin tjetër!…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024