TEKSTI ORIGJINAL

Ra një gjethe nga një pemë,
Në stomak seç mu trazua,
Ashtu e vetme në terren,
Më kujton, ngjan me mua.

Rri e shoh me përgjërim,
Do ta marr, të bëhemi dy,
S' kërkon shumë nga kjo botë
Vetëm pak ngrohtësi.

Hidhet, dridhet si purtekĕ,
Rri e heshtur, e frikësuar,
S' ka besim as në vetvete,
Në mendime rri harruar.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024