TEKSTI ORIGJINAL
Diaspora me shumë shqiptarë,
Në shumë shtete të shpërndarë,
Nuk ka qytet që s`ka shqiptarë,
Por, me zor nuk na kanë marrë!
Të gjithë nga halli kemi ardhë,
Të mos shohim një ditë të bardhë,
Por vetëm mall, shpesh dhe lot!
Deri kur kështu o Zot?
Sa herë vijnë festat kombëtare,
Qofshin edhe festat fetare,
Dasmat, gëzimet, familjare,
Ndryshe feston mërgata shqiptare!
Në asnjë rrugë që kalon,
S`e sheh Shqiponjën si valon!
Trupin n`mërgim, mendjen n`Atdhe,
Si zogjët shtegëtarë që s`kanë fole!
Nëpër shoqata festojmë n`kurbet,
Por, atmosfera është e zbehtë,
Nuk festohet rrugëve të qytetit,
Të dridhet toka si prej tërmetit!
Si festat tjera dhe në nëntor,
Festuam me këngë, valle dhe humor…
Që ardhmëria jonë kurbetçare,
T`i dinë festat tona kombëtare…