TEKSTI ORIGJINAL

Qendron ne qosh te rruges
mbi nje dyshek prej kartoni,
nen catine e nje dyqani
e nje mbuloje prej betoni.

Pa emer, pa strehe,
i vuajtur e pa fjale,
duket sikur i vdekur
dhe pse frymon si i gjalle.

A thua cfare mendon
kur njerezit afer i kalojne
dhe kur dalin nga dyqani
me cantat qe peshojne?

-"Zgjate nje dore te lutem,
mos shiko i neveritur,
ndoshta dhe une sikur ti,
dikur s'kam qene i uritur"...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024