TEKSTI ORIGJINAL

Nganjëherë nuk dëshiron
që të jesh grua,
që të jesh nënë,
bijë e dikujt apo e martuar.

Koha për vetveten
e matur me pikatore,
konsumuar nga të tjerët,
pak grua e më shumë shërbëtore.

Nga pesha e përgjegjësive
gjithmonë ngarkuar e rënduar,
nganjëherë don t'jesh jetime
dhe për të tjerët t'jesh e huaj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024