TEKSTI ORIGJINAL

Sytë ndoshta t'janë qërruar,
ose pëlhurë mund të kenë zënë,
se për dore e mban një tjetër,
që nuk ngjason me një Zanë.

Deri dje isha unë
e vetmja lule për ty,
cfarë të gjeti mor i mjer',
që tash ferrat janë t'u t'pëlqy?

Nëse t'kthehet prap' vet'dija,
mos guxo me u kthy tek unë,
s'jam më lulja e dikurshme,
n'kanibale jam e shartum.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024