TEKSTI ORIGJINAL

Oazë tropikal më duket Jeta,
Dashuria një zjarr i paqtë,
Ylberet kurorëzojnë një ujëvarë,
violinizojn harqe ngjyrash vetëm një çastë.

Buzëqeshjet, puthjet kërcejnë shtojzovalle.
Pengjet e kësaj bote, mbeten një lot i kristaltë.
Mes qiejsh yjet shkëmbejnë mesazhe.
Horizonti puth enigmën këtë natë.

Rrënja katrore shkon në infinit,
Jeta, një pikçuditse e madhe,
Si Meteor tentojmë përditë,
digjen, dhe pa prekur tokën fare!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024