TEKSTI ORIGJINAL

Kur mendimet ngacmojnë
Kërkojnë fjalë që rimojnë

Pastaj në një fushë të bardhë
Zbresin njëra pas tjetrës me radhë

Si muri kështjellës, që do gurë të zgjedhur
Ashtu dhe poezia fjalët ka përmbledhur

E fortë e bukur ndaj fortunave rezistente
E pastër, e hijshme, e thjeshtë, elokuente

Si lëndinë plot lule që të kënaq me aroma
Ashtu poezia e mirë, zgjon shpirtin nga koma

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024