TEKSTI ORIGJINAL

Jam robëreshë e mërzisë,
errësirën s'e mbaj dot larg,
jam e veshur me të zeza,
trishtimi m'ka zënë në çark.

E bllokuar nga ky morg
s'kam nga t'ia mbaj,
sikur t'isha një qyqe,
kënga ime është vaj.

Zëri im është i mekur
nuk mund të bërtas,
forcat e mia janë shterur,
plagët e mia prekin n'asht...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024