TEKSTI ORIGJINAL

Pak shpresova në vargje, por fatmirësisht gjeta shpresë, nder e dritë,
ja tek jam duke ardhur, unë modesti i mëmëdheut,
edukuar të gëzoj miqtë e vertetë,
jam shkronjëtari, shoqëroj shqipet.
*
Krenar per kombin e atdheun,
flamurin e dykrenaren,
për Lidhjen e Vlorën,
meastron qe thurr vargje për flamurin e bashkimin.
*
Mburrem me rilindasit, Naimin e Fishtën,
doemos me poetët modern të mileniumit,
krenohem me njëzet e tetë Nëntorin,
ja edhe unë mishërohem me shtatëmbëdhjetë Shkurtin,
*
Na kjoftë ky shekull i mbarë,
kohë kur ndjejmë si poret e jetës frymojnë,
uroj te mos përsëritet kaluara e verbuar,
nga pragu, oxhaku shqipet kurrë të mos largohen.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024