TEKSTI ORIGJINAL

Të shoh rënë, dorën të jap
Që të ecim ndoshta bashkë
Ti sa çohesh, lëshon vrap
Gëzon që më lë në baltë...

Dhe unë eci i hutuar
Me një ritëm, aq kam hapin
Përsëri të gjej rrëzuar
Dorën zgjas, ta harroj vrapin...

Sapo çohesh, dot nuk mbahesh
S'di se ç'mizë të pickon
Sa herë bie, tek "unë" kapesh
Sa herë çohesh, ma kalon...!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024