TEKSTI ORIGJINAL

Tani nuk I gjejmë dot fjalët..
as në sy më nuk shikohemi...
dhe kur ëndrrat na afrohen..
si të trembur ne largohemi!!!

Vallë ku shkoi ajo ndjenjë,
aq e fortë porsi një shkëmb?
Tani mbeti veç një plagë..
që s'po mbyllet, më shumë dhemb!!!

Mos është gënjeshtër dashuria...
ndonjë përrallë, a iluzion...
që kur ndesh në rrugë dy zemra..
me thërrime I mashtron???

Dikur ishim të pandarë...
tani vajtojmë një dashuri...
askush nuk na kishte faj..
vrasësit ishim, Unë dhe Ti!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024