TEKSTI ORIGJINAL

Të gjithë vaporët që nisin udhëtimet,
Ikin dhe kthehen prap në port,
Ashtu dhe mua më sjellin këmbët,
Në të babës tokë.

Nga të babës tokë e kam unë gjakun,
Dhe gjuhën që flas kam të shtrenjtë,
Synë të mprehtë shqiponjë mali,
Besën kam të shenjtë.

Arin e botës të ma falin,
Gjithë majat e suksesit t'arrija,
Unë prap për atdheun tim do të qaja,
Si fëmija.

Te dua sa shumë vendi im,
Asnjëherë s'u ngopa dot nga malli,
Ti je babë,   Zot mbi tokë,
E unë për ty, mbetem po djali.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024