TEKSTI ORIGJINAL

Gjyshen në ëndërr
mbrëmë e takova,
s'e dija që më mungonte
para se ta shtrëngoja.

U ktheva prapë fëmi
në krahët e saj,
fytyrën e rrudhur
ia preka plot mall.

Do t'doja që ajo ëndërr
të vazhdonte më gjatë,
s'patëm kohë për përshëndetje,
s'e thamë asnjë fjalë.

Për vizitë herës tjetër
unë do t'i shkoj,
dhe lulet e preferuara,
ku prehet do t'ia çoj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024