TEKSTI ORIGJINAL

Hedh parfumin e saj
me aromë frutash përzier
dhe lumturohet

Harbohet ngjyrash të ndezura
në kërcimin e premtuar të dashurisë
ndërsa era zhvesh drurët ngadalë

Përflaket e dehur toka
e krihet duke u parë
në pasqyrën e kthjellët të ujërave

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024