TEKSTI ORIGJINAL

Duart nuk më punojnë
Që për ty të shkruaj,
Lotët nuk po ndalojnë
Ty kur jemi duke t'kujtuar.

Luftove me zemër, jo për sy dhe faqe
Shpirti jot i bardh pushoftë i qetë në paqe,
Ata të vranë ty, koleget e tu vranë tetë(8)
E ti meritove emrin HERO I VËRTETË.

Kudo që shkijet ecin, nga frika ndalojnë
Kur emrin Afrim Bunjaku diku e dëgjojnë.
Ata vrapit ja fillojnë me të madhe
Faleminderit që Kosovën e bëre krenare.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024