TEKSTI ORIGJINAL
Në sallë të parlamentit,
Përshpëritje për pushtet,
Të uritur për korrupsion,
Të pa ngopur në këtë jet.
Gojët përplot premtime,
Helmi lakmis depërton,
Për hijër t’demokracisë,
Rininë po e largon.
Premtimet të bëra,
Por, e vërteta tradhëton,
Në hije ku s’ka drejtësi,
As ligji nuk sundon.
Lakmija depërton në ligj,
Drejtësia copë e verbër,
Të lëkundur nga monedha,
Gjith kan nga një emër.
Të fortë në pushtet,
T’lëkundur nga maja,
Në vallen politike,
Po prinë paraja.
Populli i pambrojtur,
I lodhur me premtime,
Me vuajtjet jetësore,
Pa punë, pa përfitime.
Një simfoni tragjike,
Sëmundje në pushtet,
Shpresa është e fundit,
Ç’ka presim nga kjo jet.
Le të ngrihet uniteti,
Fatkeqësia n’korrupsion,
Në këtë tokën tonë.
Ndershmëria të fillon.