TEKSTI ORIGJINAL

Do t'kendoj o nji historie
Me shume dhembje e krenarie
Per nji trim o me shume vyrtyte
Qe s'harrohet o kurr nder vite
Si pishtar o nder ne jeton
Sot Mushtishti o e kujton

Sikur ylli o qe nuk shuhet
Sikur stina o erdhe moti
Sadri Azem Emerllahu
Trim malesor o dhe shume i zoti
Si anetar o ne Ballin Kombetar
Kershilltar ish nder shoke i pari
Per liri e flamur luftoi
Si luftoi gjithmone shqiptari

Bac Sadriun me shoke te tjere
N'shpi t'maris o i kan pas mshel
Ja u kan lidh o syt me shamie
I kan pre edhe i kan grie
Gjasht tupanat kan bumbullue
Gjame e brim o mos me u ndigjue

Motra Gjyl o thot tuj lotue
Nandhejt vjet o i kom rrafshue
Qysh ma vran o te vetmin vllae
Une ma kurr o s'kisha me kja
Veç vorrin t'ja kisha dit
Mu kish duk si me le persdyt

Bac Sadriun me lulkuqe tjera
Qe per ne o sollen pranvera
Sot pa ta o s'do t'ish liria
Si Haliti edhe Reshiti
Sadik Sejda Zeqir Latifi
Sikur t'kishin o forc me u çue
Me sy te vet o kishin me pae
Lart flamurin o tuj value
Qe per te o te gjthe jane vra

Kta gjithmone o kem me i kujtue
Eej sepse digjen
Digjen per te jetue.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: