TEKSTI ORIGJINAL

Un’ për ju do rri të tretem,
Aq sa qiri të mos mbetem,
Të venitem, të digjem dot,
Kët’ dëshir’ e kam sa mot,
O as zjarrit nuk i druhem,
Dhe kurr’ s’dua që të shuhem,
Do të digjem me dëshir’,
Që të bëj drit’ sa më mirë,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo.

Kur më shifni se jam tretur,
Mos mendoni se kam vdekur,
Jam i gjall’ e jam në jet’,
Jam në dritën e vërtet,
Une jam në shpirtin tuaj,
Plagën time se merr i huaj,
Une jam në shpirtin tuaj,
Plagën time se merr i huaj,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo.

Më ësht’ falur mua durimi,
Andaj po digjem si qiri,
Që të jeni ju më mirë,
Të mos mbeteni në errsirë,
Dua shum’ fjal’ të ju them,
Por kam frik’ se digjem shpejt,
Mos harroni urtësin’,
Trimërin’ dhe bujarin’,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: