TEKSTI ORIGJINAL

Çuparake moj strugane tundu
shkundu e hidhë valle
hidhe vallen dalë ngadalë
me fustanin palë palë
hidhe vallen dalë ngadalë
me fustanin palë palë

me fustanin palë palë
seç i shkon valles vërdall
sa lezet sa bukuri
kur ma lozë vallen ti
sa lezet sa bukuri
kur ma lozë vallen ti

ohh kto duart e tua
stugane qëndisur me lule
eja reth pas meje
mos mu bëj fodulle
eja reth pas meje
mos u bëj fodulle

pa dil pak nga vallja
moj të thërret bandilli
ta ka sjell fustanin
moj ngjyrë trëndafili
ta ka sjell fustanin
moj ngjyrë trëndafili
ngjyrë trëndafili

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: