TEKSTI ORIGJINAL
U largove si një ëndërr,
doja të të shihja prapë.
Të thirra, gjethet u drodhën,
e dinin: ti ishe larg.
Ti s'më dëgjove jo kur unë
me mall në zemër ty të thirra,
veç një emër pëshpërisnin
ndjenjat e mia.
Nuk iu zemërova jo pranverës
për rrugët plot me gjallëri,
nuk e qortova dot jo
edhe pse s'të gjeta ty.
Ref: E dua stinën e pranverës
ashtu siç është me zëra plot.
Shëtis, shëtis në udhët e saj,
"Ku je?" një mall me zemrën lot.