TEKSTI ORIGJINAL
Kompleksi:
Tokë e vogël, peshë e madhe
Ngrihet Shqipëria.
Në ballë dallgëve t"furtunës
Ty të prin partia.
Këngëtari
Re dhe shqota të përplasen,
Ti kala' që s'jepesh.
Kalon vitet, sfidon shekujt,
Yll me pesë cepa.
Refreni
Tokë e vogël, grusht i hekurrt
Mbi presione e mbi kërcënime,
Ti askujt nuk u përhule,
Istikameve s'u tunde.
Çajmë rrethime e çajmë bllokada
Grusht çelik parti e popull
Mbi marksizëm leninizmin
Tjetër gjë asgjë nuk vëmë,
Partia në ballë ne na prin.
II
Kompleksi
Tokë e vogël, peshë e madhe
Ngrihet Shqipëria.
Në ballë dallgëve t"furtunës
Ty të prin partia.
Këngëtari
Ngrejmë uzina, tundim malet
Ngjitemi në pesë vjeçarë,
Ngrejmë emrin e Shqipërisë
Dritë mbi të ardhmen.
Refreni
Tokë e vogël, grusht i hekurrt
Mbi presione e mbi kërcënime,
Ti askujt nuk u përhule,
Istikameve s'u tunde.
Çajmë rrethime e çajmë bllokada
Grusht çelik parti e popull
Mbi marksizëm leninizmin
Tjetër gjë asgjë nuk vëmë,
Partia në ballë ne na prin.