Teksti Origjinal

I imi sonte ti je
askënd tjetër si unë s’ke.
I imi sonte ti je
krejt bota jemi ne.

Ç’ka me ndodh tash?
Ç’ka me ndodh tash?

Unë pres e vetëm pres
ti qesh dhe dhëmbët zhvesh.
Unë pres e vetëm pres
që t’më thush për mu ti vdes.

Tash më n’fund u dehëm
guximin do ta gjejmë,
ëndrrat do të shpërblehen
dashninë do t’ushqejmë.

Rrugën morëm
ma kape dorën
në veshin tim pëshpërite
poshte qafës sime zbrite.
Prisja që të shkoje dhe me poshtë
por ti u rrëzove dhe më s’u ngrite.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:



Kartolina v4.0 © 2021