TEKSTI ORIGJINAL

Mengjes i ftoft, data 7 shkurt 2010
Zemra tu thy nanë, e t'la me pikelllim perjete,
Kur Lotët e tu e kalun harkun e botes
Kur dhimbjen ja falem dheut, e babin ja falem tokes!

Tash po shkelqen ftyra e tij, ah sa dritë po bon
Edhe ner at dhe t'zi, emri i tij lshon jehon,
Mburru cfar burri ke pas, mburru kush u kon
As ai nuk ka pas qef asniher vet na lon !

Gjej ngushllim n'syte e tu kur e shikon fotografin,
T'falenderohna none qe me perkushtim ja rrite fmin,
E une si djal i jot, tutna qe kurr nuk t'dal haki,
Tutna qe gaboj me ty, edhe gojen kur e hapi,

Kom shume fjale qe jon mledh n'kete zemer t'vrame,
Edhe kafshaten e fundit me neve e ndave,
Nuk po du me t'pa merzitshem, se boll kto vite qave
Kur po ta preki zemren, po ta kuptoj dhimbjen e madhe!

Ref:

T'kom si dritë, nonë kqyre niher djalin,
Po ta kuptoj dhimten kur po ta puthi ballin,
Po ti fshi lot sa here qe n'sy po t'dalin,
Kur po t'shoh ty, sadopak po ma hek mallin!

T'ruj si sytë,nonë kqyre niher djalin,
Po ta kuptoj dhimten kur po ta puthi ballin,
Po ti fshi lot sa here qe po e kujton babin,
Kur po t'shoh ty, sadopak po ma hek mallin
-----

Ni dite prej ditve, um pat hi ni mene n'vete,
Dojsha me dal jasht, pa mendu per asni t'keqe,
Thojsha dal t'punoj, e per veti t'boj pak qare
Sikur cdo i ri, qe ka nevoje per pak pare,

Aplikova me studiu nifar veni n'Amerik,
Bursa mdul e plote, e u bona gati me ik
I bona gati senet, sdojsha mo kurgjo me ditë,
Dola prej banese, sikur me kon i pit,

E nxerra bileten, e u nisa per at rruge,
Kerkush nuk e ka dit, se une ku jom tu shku?
Nshpi ju thash qe po shkoj deri n'Strug,
E kom 1 shok, atje edhe um mka thirr me bujt!

Kur per 1 qast n'taksi, rruges per aeroport,
Mu kujtun fjalt e nones, qe shpesh here mi thot:
Shyqyr qe t'ka nona, o lumi jem
Sa here qe s'tkom afer, zemra per ty um dhem!

----

Ref:

T'kom si dritë, nonë kqyre niher djalin,
Po ta kuptoj dhimten kur po ta puthi ballin,
Po ti fshi lot sa here qe n'sy po t'dalin,
Kur po t'shoh ty, sadopak po ma hek mallin!

Truj si sytë,nonë kqyre niher djalin,
Po ta kuptoj dhimten kur po ta puthi ballin,
Po ti fshi lot sa here qe po e kujton babin,
Kur po t'shoh ty, sadopak po ma hek mallin

-----
E kur po shkojm te gjyshi n'Fshat, po e shtrengoj fort
Po i kallxoj cysh kom kalu, e cka bona sot?
Kur mkqyr n'sy, permallohet e i dridhet buza n'vaj
M'thot kur po t'shoh ty, po mdoket si me kon gjall ai

E une ja kapi doren, i thom plaki nuk merzitet,
A po e sheh luanin,o gjysh per cdo dite po rritet?
I ka bo 20 vjet, e i ka gah babes vet
Besa kaniher i nxet sikur Axha Valdet!

Koha po ik shpejt, e senet shume po ndryshojn
Ata qe i ki n'zemer, ata mas shumti t'lendojn
Nese 1 dite zhduken, edhe i han kjo tokë,
Se dashnia e familjes,tek osht ma e shtrejta n'bote!

Lutna per cdo dite, me mi rujt qeta cka mkan met
Kom dashni per secilin, edhe per ata n'gurbet
A po e sheh sa jete e shkurt? Ni dite njeri po met vet
Ni dite koha shpejt hakmerret, edhe po ti merrka krejt!

Ref:

T'kom si dritë, t'ruj si sytë,nonë kqyre niher djalin,
Po ta kuptoj dhimten kur po ta puthi ballin,
Po ti fshi lot sa here qe n'sy po t'dalin,
Kur po t'shoh ty, sadopak po ma hek mallin!

T'kom si dritë, t'ruj si sytë,nonë kqyre niher djalin,
Po ta kuptoj dhimten kur po ta puthi ballin,
Po ti fshi lot sa here qe po e kujton babin,
Kur po t'shoh ty, sadopak po ma hek mallin

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: