TEKSTI ORIGJINAL

Shuj, shuj,
nën qerpikët e tu flejnë shumë fjalë, shuj
dhe buzët e tua kanë aromën e heshtjes, natës t’pafund

Shuj, shuj
se nuk du me pa at’ buzeqeshjen tande, shuj
kur nuk asht e imja, por kurvë e të gjithëve, shuj

Kaq ishte, kaq do t’jetë,
Kaq ishte, kaq do t’jetë,

Në prag të qytetit po rrënohem
dalngadalë
Në prag të qytetit po shterohem
Në prag të qytetit po rrënohem
dalngadalë
Në prag të qytetit

A ka nai taksi me shku
larg këtij qielli të zbrazët
që hana ka braktis
definitivisht, dëshpërimisht

Shuj, shuj
Kaq ishte, s’ka ma, shuj
Shuj, shuj
Kaq ishte, s’ka ma, kaq.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: