TEKSTI ORIGJINAL
Unë isha e para
Që frymën t'ë dhashë
E para isha që të këndova
Belbëzimet e tua i kisha poezi
Gugatjet e tua
Ishin nota e melodi
Unë kam në ty
Gjithë dashurinë
Nën tingujt e butë që zëri nënës
Gjithë mirësinë në to e fal
Ti u bëre burrë
Po për mua do t'mbetesh
I vogli e i madhi djalë
Kam emocione
Më lexohen në sy
Dëshira ime
Nuk është më një ëndërr
Kështu kam dashur
Të të shoh unë ty
Djalin e rritur
Të veshur sot dhëndër
Gjithë bekimin tim
Merr sot biri im