TEKSTI ORIGJINAL

Të kam dashtë si shoqe
të kam dashtë si femër,
dy dashni për ty
i kam pas në zemër.
Veç ti më ke ba me qesh,
në çastet rrënqethëse,
ishe dhe do të jesh,
femra më tërheqëse.

Shoqe dhe dashni
veç ty të kam thanë,
femër ideale
ti për mu je kanë,
shoqe dhe dashni,
ma si them kërkuj,
dy fish të kam dashtë,
dy fish tash po vuj.

Shoqja ma besnike,
femër e përkryer,
po jetoj pa ty
me zemër të thyer.
Kam harru me qesh,
ma nuk po gëzohem,
në asnjë tjetër ma,
nuk po dashurohem.

Shoqe dhe dashni
veç ty të kam thanë,
femër ideale
ti për mu je kanë,
shoqe dhe dashni,
ma si them kërkuj,
dy fish të kam dashtë,
dy fish tash po vuj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: