TEKSTI ORIGJINAL

Me fjalë e melodi, brenda teje do të vij
por zemra jote me frymën time ritmon
kudo që shkoj me lutje më mbron.
Me dritë dhe dashuri
brenda teje do të vij
por zemra jote
nje dritë që verbon
nga sytë e mi ajo buron
Refreni:
Dhe zemra rreh brenda zemrës
nëse dorën zgjas unë brenda saj të gjej
bashkë me lutjet e tua
nëna ime të dua
je ti ajo që më mbron.
Dhe zemra rreh brenda zemrës
nëse dorën zgjas unë brenda saj të gjej
bashkë me puthjet e tua
nëna ime të dua
je ti që forcën më shton.
Ne zemrën tënde unë dua të hyj
ritmin e saj të dëgjoj përsëri,
por fryma u ndal dhe sytë u verbuan,
kur veten e tyre aty e takuan,
sa lutje, ninulla në fjalën të dua,
mijëra shqetësime dhe puthje për mua,
t’gjitha i gjeta mbledhur në zemër,
që Zoti i zgjodhi më t’bukrin emër.
Sa herë kam nevojë unë dorën e shtrij’
në zemrën time gjithmonë do jesh ti,
e shtrenjta nëna ime sa shumë që të dua,
ndaj ulem në gjunjë t’puth duart e tua.
Dhe vitet kalojn’
zemrën tënde tani e kuptoj
gjithcka më mësove ti
ta dhuroj k’të dashuri
Refreni:
Dhe zemra rreh brenda zemrës
nëse dorën zgjas unë brenda saj të gjej
bashkë me lutjet e tua
nëna ime të dua
je ti ajo që më mbron.
Dhe zemra rreh brenda zemrës
nëse dorën zgjas unë brenda saj të gjej
bashkë me puthjet e tua
nëna ime të dua, je ti që forcën më shton.(x2)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: