TEKSTI ORIGJINAL

Dashnia e motrës
Për vëlla s’paska fund
Si atëherë kur rritesh
Si n’djep kur t’përkund

Kur ishim fëmijë
Sa here jam vra
Me dhimbjen teme
Motër ti ke qa

Ref.

O motra jeme
Ma e mira n’botë
Kërkush ma ambël
Vëlla nuk më thotë

2.

Jeta s’i len bashkë
Gjithmonë vëlla e motër
Dashnia s’ndryshon
Si tash, si i vogël

Kur ishim fëmijë
Sa here jam vra
Me dhimbjen teme
Motër ti ke qa

Ref.

O motra jeme
Ma e mira n’botë
Kërkush ma ambël
Vëlla nuk më thotë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: