Teksti Origjinal

Kujna vlla je tu i bertitë,
A e din kush të ka rritë,
Vetëm ooff nanës me ja ba,
Oh kurr ne jetë hajr ske pa.
Kush t'ka majt 9 muj ne bark,
Sa herë je smu per ty ka kajtë,
Nuk ka hanger buk rahat, tut perkund n'djep ditë e natë,
Ohh nuk ka hanger buk rahat, tut perkund n'djep ditë e natë.
-
(Ref.)(x2) Dashnia e nanës nuk njeh kufi,
Sa e don evladin veq zoti e din,
Ruje nanën si dy sytë,
Se nje dit vlla ti ke me lyp...
-
N'prehen t'nanes me vnu kryt,
shnoshet zemra e gjdo dhimtë,
T'pushon shpirti me u knaq,
Era e nanës është ilaç,
Mendja veq te na i rrin,
Veq nana dhimbjen na i dinë,
Sa herë zotin e ka lutë,
Neve o vlla me na rujt,
Ohh sa herë zotin e ka lutë,
Neve o vlla me na rujt,
-
(Ref.)(x2) Dashnia e nanës nuk njeh kufi,
Sa e don evladin veq zoti e din,
Ruje nanën si dy sytë,
Se nje dit vlla ti ke me lyp...

Oh se nje ditë vlla ti ke me lyp...

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:



Kartolina v4.0 © 2021