Teksti Origjinal

E kujtoj me mall në gji
Çdo rrugicë t'qytetit tim,
Ku e mësova jetën si fëmijë,
Un'kam qënë i ri më t'vërtetë i ri...(2X)

Ref.:
Ty Prizren ngado që shkoj,
Të kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe në Shesh ta pi...
Tek ty zgjohën babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...

Atje flejnë ëndrrat e mija,
Ku më pret përherë shoqnija,
Në ahengjet familjare,
Ta knojmë këngën qytetare...(2X)

Ref.:
Ty Prizren ngado që shkoj,
Të kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe në Shesh ta pi...
Tek ty zgjohën babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:



Kartolina v4.0 © 2021