TEKSTI ORIGJINAL
Sado zemra me jetu
Nuk e ndjen pa e provu
Se çfarë halle kanë baba e nana
Mora vesh kur prind u bana.
Mfal o Zot që i kam ngushtu
Çka s'kanë pas u kam kërku
Oh ju kam kërku.
Ndoshta zemra ju ka plas
Shumë kanë dashtë po nuk kanë pas
Oh po nuk kanë pas.
Refreni:
Veç dashnia osht ilaç
Babë e nanë n'dynja me i knaq
Eh kurrë jo mos me ju thanë
Çka kanë pas për ty kanë dhanë.
Ni ofshamë prej fmis me dal
Zemra e prindit se bon ballë
E jep shnetën, harron vetën
Me ja u ba të lumtur jetën.
T'kisha mujt me i përqafu
Edhe falje me u kërku
Falje me u kërku
E çdo ditë me i puth në ballë
Që m'kanë rrit me hallall
M'kanë rrit me hallall.
Refreni:
Veç dashnia osht ilaç
Babë e nanë n'dynja me i knaq
Eh kurrë jo mos me ju thanë
Çka kanë pas për ty kanë dhanë.