TEKSTI ORIGJINAL

Vështrojeni atë MAL
Gjeneza i dihet
Datë-lindja, JO !
Pesëqind vite më parë
Ranë gjurmët
E një kali
Mbi kreshtat granite
Të FANARIT.
Ai KALË
Me princin
GJENERAL
Kundrejt Perandorive.
Dhe horrdhive
Katër gjurmë
Aty kanë mbetë
Legjendë
E pa shlyer
Për jetë.
Parahistori e shkëmbit
Vetëtimë e kalit
Dhuratë...
Flamuri-ngadhnjimtarit
Lavdi-lavdive
E vigjilëve
Të Kombit
Pesëqind vite më parë
Të gjakut
Ende
Të pa tharë!.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: